Site icon Telegrafi

Hong Kongu ndihmon me nga 1,300 dollarë çdo qytetarë mbi 18 vjeç

Qeveria e Hong Kongut ka vendosur të japë një ndihmë prej 1,284 dollarë çdo qytetari mbi moshën 18 vjeçare.

Kjo pagesë po jepet për të ndihmuar qytetin “të përgatitet për një të nesërme më të ndritshme”.

Buxheti në fjalë parashikon disa lloje ndihmash financiare ku hapi i parë është pikërisht ndihma monetare e menjëhershme për të cilën ekonomistët thonë se nuk ka të ngjarë të nxisë rritjen, pasi qyteti po lufton për të stabilizuar një ekonomi të mposhtur nga trazirat politike dhe Coronavirusi.

Karakteristika kryesore e buxhetit vjetor është një pagesë prej 1,284 dollarë për secilin banor mbi moshën e rritur, e cila sipas ministrit të Financave, Paul Chan do t’i ndihmojë popullsinë “e ngarkuar nga një atmosferë e rëndë”, përcjell Telegrafi.

Ai vlerëson se gjatë vitit të ardhshëm, deficiti do të arrijë një rekord prej 18 miliardë dollarë.

Muajt ​​e trazirave politike mbi rolin e Kinës në qytet e shtynë Hong Kongun që të bie në recesion pas një dekade, për të cilën ekonomistët parashikuan një tkurrje të dytë vjetore në vitin 2020, ndërkohë që shpërthimi i Coronavirusit ka zvogëluar edhe më tej prodhimin vendas. /Telegrafi/

Exit mobile version