Telegrafi

“Honeyland” në mesin e më të mirëve

Ekipi i filmit dokumentar “Honeyland” që u nominua për çmimin “Oskar”, ka marrë pjesë në takimin e aktorëve dhe producentëve të filmave që janë nominuar për këtë çmim.

Ekipi i “Honeyland” është fotografuar me aktorët më të mirë të Hollywoodit, në mesin e të cilëve me Leonadri Di Caprio, Roberto DeNiro, Brad Pitt, Al Pacino, Quentin Tarantino, si dhe aktorë tjerë të njohur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe Akademia e Filmit Amerikan ka publikuar një fotografi grupore, nga të gjithë të nominiuarit për çmimin “Oskar”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 9 shkurt, në Hollywood./Telegrafi/