Telegrafi

Honda do t’i sjellë javën e ardhshme tri modele Civic Si, krahas një makine klasike të rimodeluar

Krahas tri modeleve Civic Si që do t’i shohim në SEMA, do të jetë edhe një makinë klasike e vitit 1968

Organizimi SEMA që fillon javën e ardhshme më pesë nëntor, do të jetë një aktivitet ku do të shfaqen shumë modele të reja, transmeton Telegrafi.

Në mesin e tyre, do të jetë edhe prodhuesi japonez Honda, që do t’i sjellë tri modele Civic Si, që kanë qenë më të pëlqyerat në historinë e kësaj linje prodhimi.

I pari do të jetë Civic Si Super Street që për herë të parë është prezantuar më 1999, si dhe një Civic Si Challenge të lansuar në vitin 2000, që në të dy anët ka të vendosura ilustrime në formë flakësh.

Bashkë me to, do të jetë edhe Final Civic Si, që është një makinë për manovra të shpejta, të njohura si drift. Kjo makinë që zë kthesat me shkathtësi, brenda do ta ketë motorin me 926 kuaj fuqi.

Të gjitha këto Civic Si do të kenë sistem të ri për ajrosje, si dhe sistem shumë më të lehtë të sistemit për nxjerrjen e gazrave.

Gjatë zhvillimit të SEMA, Honda do të prezantojë edhe një makine klasike të rimodeluar, e cila është prodhuar në vitin 1968 dhe ishte shumë e pëlqyer.

Modeli S800 Coupe, ishte kërkuar nga regjisori dhe producenti Daniel Wu, i njohur për përzgjedhjen e modeleve të veturave më të mira. /Telegrafi/