Honda po tërheq nga tregu pothuajse 250 mijë automjete për shkak të një gabimi në prodhimi që mund të dëmtojë motorin.
Sipas një njoftimi që prodhuesi i automjeteve dorëzoi në Administratën amerikane të Sigurisë së Trafikut në Autostrada të enjten, një mjet në motorët e modeleve Acura dhe Honda është me defekt dhe mund të shkaktojë që motori “të funksionojë në mënyrë të parregullt ose të ngecë gjatë vozitjes, duke rritur rrezikun e një zjarri, përplasjeje ose lëndimi”, transmeton Telegrafi.
Prodhuesi i automjeteve do të tërheq modelet Acura TLX 2015-2020 dhe ato MDX 2016-2020.
Siç raportohet me këtë defekt mund të jenë prekur edhe modele të tjera.
Është hera e 14-të këtë vit që Honda po bën tërheqje të makinave. /Telegrafi/