Site icon Telegrafi

Honda “tërheq” nga tregu 1.7 milionë vetura për një defekt që mund të çojë në “vështirësi për drejtimin e automjetit”

Honda ka tërhequr afro 1.7 milionë automjete nga tregu për një defekt që mund të çojë në “vështirësi në drejtimin e automjetit”.

Siç raportohet, problemi qëndron në kutinë e marshit drejtues.

Gjithsej 1,693,199 automjete janë prekur, që përfshijnë markat Honda dhe Acura, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se Honda dyshon se vetëm rreth 1% e veturave të përfshira në tërheqje – rreth 17,000 vetura – kanë defekt.

Sidoqoftë, kompania planifikon të zëvendësojë kutinë e tyre të marsheve me një të re.

Honda mori ankesën e parë për këtë problem në shtator të vitit 2021, me 13 raporte për përplasje në lidhje me defektin e drejtimit. /Telegrafi/

Exit mobile version