Partneri kinez i kompanisë japoneze të automjeteve Honda, Guangzhou Automobile Group (GAC Group), njoftoi se ka tërhequr mbi 220 mijë automjete për shkak të defektit në sistemin e motorit.
Autoriteti Kinez i Rregullimit të Tregut njoftoi se GAC Group, ka tërhequr 222.674 automjete për shkak të defektit në pajisjet e ftohjet që gjendet në sistemin e motorit.
Operacioni për tërheqje do të fillojë më 30 gusht dhe përfshin modelin “Accord Sedan” i prodhuar mes 25 korrik 2017 dhe 7 gusht 2019.
Kompania njoftoi se pjesët me defekt do të ndërrohen pa pagesë. /Telegrafi/