Telegrafi

Honda të zëvendësojë Fabregasin?

Japonezi 24-vjeçar pati një paraqitje të shkëlqyer gjatë Kampionatit Botëror duke siguruar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.

Itasportpress njofton se Honda i ka rënë në sy edhe Arsene Wengerit, i cili e ka quajtur atë një gjeni dhe mendon se do ta zinte pozitën, të cilën mund ta lë bosh Cesc.

Përveç Topçinjve, për shërbimet e Hondas, mes të tjerëve janë të interesuar edhe Milan, Marseille dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/