Telegrafi

Honda do të sjellë jahtin sportiv me 500 kuaj fuqi, që lëvizë me shpejtësi shumë të lartë

Me 500 kuaj fuqi, kjo jahte që do ta sjellë Honda të arrijë deri në 150 kilometra në orë

Kohëve të fundit, prodhuesit e makinave kanë nisur të interesohen në krijimin e mjeteve tjera të transportit si aeroplanë apo anije, transmeton Telegrafi.

Si një prodhues që prodhon motorë për mjete lundruese, ishte vetëm çështje kohe kur Honda do t’i hynte punës për të ndërtuar një jaht.

Në bashkëpunim me SanYuanJahts, Honda Marine do të ndërtoje jahtin sportiv, shumë të përshtatshëm për peshkim të quajtur SJ32.

Gjatë një aktiviteti në Floridë të Shteteve të Bashkuara, është shfaqur se si duket SJ32, që do t’i ketë nga dy motorë që së bashku prodhojnë 500 kuaj fuqi.

Jahti sportiv mund të lëvizë me shpejtësi të lartë, duke arritur deri në 150 kilometra në orë, shpejtësi shumë e madhe e lëvizjes mbi ujë.

Të interesuarit për këtë jaht nga Honda, duhet të sigurojnë nga 273 mijë deri në 410 mijë euro, varësisht nga opsionet që i duan për këtë jaht shumë të mirë. /Telegrafi/