Rywire Motorsport Electronics e ka kthyer Honda S2000 në një veturë elektrike.
Honda S2000 ka shumë fansa në mbarë botën, ka shitur më shumë se 100 mijë njësi në dhjetë vjet dhe ka fituar popullaritet për shkak të veçorive të tij, kënaqësisë së drejtimit pa çati, përvojës së drejtimit dhe motorit VTEC.
Por tani Rywire Motorsport Electronic ka futur S2000 në epokën elektrike duke instaluar motorin e Teslës.
Projekti i elektrifikimit të Honda S2000 ka ndryshuar ndjeshëm pamjen e pjesës së përparme, kështu që tani ka një parakolp që të kujton ata nga familja Volkswagen ID.
Gjithashtu u prodhua një grup i ri rrotash aerodinamike dhe për lëvizje u zgjodh motori elektrik i Teslas dhe një bateri relativisht e vogël, dhe në fakt janë dy bateri nga modeli Volt i Chevrolet me një kapacitet total prej 38 kWh.
Honda S2000 elektrike prodhon rreth 500 kuaj/fuqi dhe ka një distancë prej 193 kilometrash.
Ka pasur shumë punë në këtë projekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për elektronikën e komplikuar. Makina do të përdoret çdo ditë nga kreu i kompanisë dhe do të mbledhë të dhëna dhe përvojë për makinën e ardhshme elektrike. /Telegrafi/