Site icon Telegrafi

Honda refuzon një ofertë marramendëse nga Kina

epa05160182 Milan's forward Keisuke Honda celebrates after scoring the 2-0 lead during the Italian Serie A soccer match between AC Milan and CFC Genoa 1893 at Giuseppe Meazza stadium in Milan, Italy, 14 February 2016. EPA/MATTEO BAZZI

Keisuke Honda vazhdon të mbetet një lojtar i Milanit edhe pse nuk po luan te kuqezinjtë.

Japonezi ka marrë një ofertë të lartë nga kampionati kinez por që e ka refuzuar atë.

Ka qenë trajneri portugez Andres Villas Boas që e ka kërkuar tek skuadra e tij e re Shanghai SIPG.

Kinezët i kanë ofruar kontratë tri vjeçare me 10 milionë euro në stinor, por Honda e ka refuzuar këtë ofertë.

30-vjeçari dëshiron që ende të luaj në nivelet e larta dhe kjo është arsyeja që e refuzoi ofertën kineze.

Gjithsesi ai ka disa oferta mjaftë interesante nga Evropa, pasi kërkohet nga Besiktas, Fenerbahce, West Ham dhe Sunderland. /Telegrafi/

Exit mobile version