Honda ka publikuar një përmbledhje të konferencës së saj për biznesin e saj të elektrifikimit të automobilave.
Njoftimi erdhi me një imazh ngacmues, ku dy automjete janë ende të fshehura, megjithëse ajo në të djathtë duket si pasardhëse e Honda NSX aktuale (ose Acura NSX në SHBA), përcjell Telegrafi.
Honda gjithashtu ndau disa njohuri mbi planet e saj të rinovuara EV, veçanërisht për prezantimin në treg të EV në tre tregje kryesore: Amerikën e Veriut, Kinë dhe Japoni.
Në përgjithësi, Honda planifikon të prezantojë 30 modele EV globalisht deri në vitin 2030.
Vëllimi i prodhimit synohet në më shumë se 2 milionë njësi në vit.
Bateritë në gjendje të ngurtë janë gjithashtu aktualisht në zhvillim – një lëvizje e ngjashme me atë që Nissan ka njoftuar kohët e fundit. /Telegrafi/