Site icon Telegrafi

Honda pritet të ndaloj furnizimet nga Kina

Gjiganti japonez Honda po shqyrton ndërtimin e një zinxhiri të veçantë të furnizimit që do të ulte varësinë e saj nga Kina.

Shumë kompani të mëdha japoneze kanë ndërtuar qendra të gjera prodhimi në Kinë, por kohët e fundit kanë parë që prodhimi të rëndohet nga bllokimet e lidhura me pandeminë COVID-19.

Ka gjithashtu shqetësime të thelluara për ndikimin e tensioneve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës.

Honda thekson se do ta vazhdojë tregun e brendshëm kinez, mirëpo do ta ndërtoj një të veçantë për tregjet e jashtme. /Telegrafi/

Exit mobile version