Prodhuesi i automjeteve, Honda ka prezantuar dy koncepte automjetesh në eventin e përvitshëm CES në Las Vegas.
Këto dy koncepte vijnë në kuadër të serisë Honda 0 dhe ofrojnë një paraqitje të hershme të linjës së ardhshme të automjeteve elektrike që do të sjellë prodhuesi, transmeton Telegrafi.
Honda thotë se do të prezantojë modelin e tij të parë të quajtur Saloon në Amerikën e Veriut në vitin 2026. Ky model sipas imazheve duket me paraqitje futuriste.
Përveç konceptit Saloon, prodhuesi prezantoi gjithashtu një koncept tjetër të quajtur Space-Hub.
Konceptet kanë për qëllim të demonstrojnë qasjen më të lehtë të Honda-s ndaj zhvillimit të automjeteve elektrike.
Prodhuesi i automjeteve tha se do të fillojë me një qasje inxhinierike nga 0 për linjën e ardhshme të këtyre automjeteve, duke përfshirë edhe një logo të re H, për të cilën thotë se do të paraqitet në gjeneratat e ardhshme të veturave të saj elektrike. /Telegrafi/