Me këtë nivel shumë më të avancuar, shoferi nuk ka nevojë as të shikojë rrugën, sepse makina vozitet vet
Ka kohë që Honda është duke zhvilluar sistemin e vet vozitjes së makinave, derisa tani është koha për të parë rezultatet e kësaj pune, transmeton Telegrafi.
Gjatë verës që vjen, ky prodhues japonez do të vë në funksion për herë të parë, nivelin e tretë të vozitjes autonome, ku shoferi nuk ka nevojë të mbajë duart në timon apo të shikojë rrugën.
Në të njëjtën kohë, kjo është hera e parë që një prodhues japonez, sjellë nivelin e tretë të vet vozitjes, që deri më tani është parë në disa makina, si në Audi A8 dhe Cadillac CT6.
Por, në të dy këto makina ka nevoja të shtuara, që shoferi të jetë nën kontroll të makinës, duke mos i lënë hapësirë që për një kohë të caktuar, të mos e shikojë rrugën.
Teknologjia e tillë, në kushte normale, i mundëson shoferit të shikojë në telefon apo në ndonjë televizion, derisa vetura kryen vet të gjitha detyrimet ne komunikacion.
Vetëm se ky sistem i ri nga Honda, nuk pritet të kushtojë lirë, derisa integrimi n nivelin e tretë të vet vozitjes, pritet të jetë shumë më is shtrenjtë, se sa çmimi i një makine standarde. /Telegrafi/