Telegrafi

Honda nuk transferohet te Milani

Ishte spekuluar se palët kishin arritur marrëveshjen për transferimin e Hondas te Milani për 15 milionë euro, por këto spekulime i ka hedhur në ujë drejtori i klubit rus.

“Unë gjithashtu i kam dëgjuar këto zëra. Nuk më vjen çudi që emri i Hondas publikohet nëpër gazeta, sepse ai vërtet meriton vëmendje. Por, unë nuk kam asgjë për të thënë, sepse nuk kam marrë ofertë zyrtare nga Milani”, theksoi Babaev. /Telegrafi/