Gara e shpejtësisë mes dy modeleve Honda, ka pasur një rezultat shumë të pa pritshëm.
Për çudi, Civic Type R që ka 306 kuajfuqi, ka dalë e para në cak duke e lënë pas NSX që ka 573 kuajfuqi, transmeton Telegrafi.
Megjithëse është ditur se Civic Type R është një makinë mjaftë e shpejtë dhe të gjithë e duan për qëndrueshmërinë që ka, NSX është i mirënjohur si më i shpejti nga tërë rangu Acura.
Sidoqoftë, megjithëse më i shtrenjtë, shumë më i fuqishëm dhe më i shpejtë, në shtegun prej një kilometri, u mund nga një veturë që nuk i ka këto veti.
Në videon e postuar më poshtë, pos garës mund të shihni edhe specifikat e ndryshme të këtyre veturave. /Telegrafi/