Modeli “Honda e” filloi rrugëtimin e saj në vitin 2019 dhe shpejt fitoi popullaritet me dizajnin e saj të spikatur dhe me dimensionet kompakte të përshtatshme në trafik të ngarkuar.
“Honda e” madje fitoi çmimin “City Car of the Year” në vitin 2020, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, sot kjo makinë po shënon fundin e rrugëtimit të saj, pasi kompania po e ndërpret prodhimin e automjetit, duke thënë se e arriti misionin e saj duke tërhequr klientë të rinj në markë.
Ndoshta, pasardhësi më i afërt i “Honda e” është “Honda e:Ny1”, megjithëse nuk është saktësisht një makinë e vogël qyteti, por një SUV kompakt.
Tregu i automjeteve elektrike është rritur ndjeshëm që nga viti 2019 dhe në ditët e sotme ka shumë konkurrentë në treg. /Telegrafi/