Honda ka njoftuar se do të ndërpresë prodhimin e hibridit CR-Z, pas shitjeve të ulëta të këtij modeli.
Sipas Motortrend, ky hibrid kishte debutuar për herë të parë në vitin 2010, duke premtuar shumë, transmeton KosovaPress. Por, në treg nuk kishte interesim të madh për të për shkak se ofronte vetëm 130 kuaj fuqi.
Vitin e kaluar, Honda kishte shitur në total tremijë CR-Z, që shfaqte rënie prej 14 për qind krahasuar me vitin 2014.