Site icon Telegrafi

Honda: Mund të largohem nga Milani

Keisuke Honda nuk ndihet më i rëndësishem në skuadrën e Milanit për atë edhe e mendon largimin nga San Siro

Reprezentuesi japonez, i cili u bashkua me Rosonerët në janar të vitit 2014, nuk e dha impaktin e dëshiruar duke arritur vetëm një gol dhe tri asistime në sezonin i  cili sapo ka përfunduar.

“Unë kam luajtur për Milanin për dy vjet e gjysmë, por nuk jam i kënaqur me punën time”, deklaroi Honda në një intervistë për Sky.

“Unë nuk jam i sigurt që Milani duan të më mbajnë, por as unë nuk jam i sigurt se do të qëndrojë. Nuk mund të them se çfarë pret e ardhmja ime”, përfundoi mesfushori japonez.

Ndryshe, ekipi i djallit është duke menduar shitjen e tij, pasi kontrata e japonezit skadon në vitin 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version