Telegrafi

Honda mbyll një fabrikë në Kinë dhe ndalon prodhimin në një tjetër

Honda Motor i Japonisë do të mbyllë një fabrikë në Kinë dhe do të ndalojë prodhimin e automjeteve në një tjetër, pasi do fillojë të prodhojë më shumë automjete elektrike mes konkurrencës së madhe kineze.

Bëhet e ditur se në tetor Honda do të mbyllë një fabrikë të operuar përmes kompanisë së saj të përbashkët JV me prodhuesin shtetëror kinez të automobilave Guangzhou Automobile Group.

Prodhuesi i automjeteve ka prodhuar modelin e sedanit Accord në fabrikë, e cila u hap gati dy dekada më parë dhe ka një kapacitet prodhimi vjetor prej 50,000 shembujsh, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Marka do të ndalojë prodhimin edhe në një fabrikë tjetër në Kinë nga nëntori, objekt ky që ka një kapacitet prodhimi vjetor prej 240,000 automjetesh.

Siç raportohet, kapaciteti vjetor i prodhimit të kompanisë në Kinë do të zvogëlohet në 1.2 milion automjete nga 1.49 milion.

Ndryshe, Honda planifikon të fillojë prodhimin në dy fabrika të EV që po ndërton aktualisht.

Nissan Motor dhe Honda kanë njoftuar se po shqyrtojnë një partneritet strategjik për të bashkëpunuar në prodhimin e komponentëve EV dhe Inteligjencës Artificiale (Al) në platformat e softuerit të automobilave. /Telegrafi/