Kompania japoneze, Honda ka prezantuar një version hibrid të modelit Civic për tregun evropian, si dhe ka paralajmëruar ardhjen e dy crossoverëve në Kontinentin e Vjetër.
Honda thotë se lansimi i Civic e: HEV përfundon elektrifikimin e ofertës së saj evropiane. Vetura fuqizohet nga një motor benzine 2.0 litra i shoqëruar me dy motorë elektrikë dhe një bateri më kompakte. Në total, kjo makinë zhvillon 181 kuaj/fuqi dhe 315 Nm çift rrotullues, dhe Honda dëshiron emetim të CO2 prej më pak se 110 g/km.
Baza e rrotave është 35 mm më e gjatë se gjenerata e mëparshme Civic, kështu që hapësira e brendshme nuk duhet të ndikohet negativisht nga hibridizimi. Versionet më të pajisura kanë një grup dixhital dhe një ekran qendror me prekje 9 inç.
Kapaku i aluminit ndihmon në uljen e peshës dhe dritat e pasme janë moderne. Shitjet në Evropë fillojnë në vjeshtë.
Përveç Civic, Honda ka paralajmëruar dy crossover të rinj për vitin e ardhshëm, një si një SUV plotësisht elektrik i segmentit B dhe tjetri si një SUV hibrid më i madh i segmentit C.
Modeli elektrik u prezantua me konceptin Ny1 Prototype, dhe megjithëse nuk ka ende detaje, Honda thotë se do të jetë një përzierje e dinamikës, teknologjisë dhe dizajnit për të cilin Honda njihet. Ata gjithashtu shtuan se do të ishte një “opsion i shkëlqyeshëm për familjet që kërkojnë makinën e tyre të parë elektrike”, por asnjë informacion mbi çmimin, gamën dhe performancën deri më tani.
Për crossover-in e dytë deri më tani ka vetëm një skicë, dihet se madhësia do të përputhet afërsisht me modelin CR-V, por nuk do të jetë zëvendësues i tij. Një CR-V i ri me një opsion shtesë hibrid plug-in pritet vitin e ardhshëm. SUV-i i ri ende i paemëruar do të ketë një dizajn agresiv dhe ndoshta me të gjitha rrotat. /Telegrafi/