Telegrafi

Honda i pakënaqur me pozitën te CSKA

“Po, është e vërtetë, por pakënaqësia e tij ka lindur kohë më parë. Në pesë ose gjashtë ndeshjet e para, CSKA luajti me Keisuken prapa sulmuesve ose në mesfushën e majtë. Ai u shfaq mirë, duke rrezikuar golin dhe duke mbajtur topin për mbështetje. Por, në shtatë apo tetë ndeshjet e fundit, Honda është vënë në mesfushën defensive. Ai menjëherë ndaloi së shënuari, ai pothuajse nuk ka gjasa për të shënuar”, theksoi Kees Ploegsma.

Ai shtoi se Honda ka biseduar edhe me trajnerin, por këtij të fundit i përshtatet japonezi me një rol më defensiv. Ploegsma vijoi më tej, duke thënë se Honda nuk dëshiron të largohet nga CSKA Moska, por se vetëm është i pakënaqur me pozitën e tij. /Telegrafi/