Në Nurburgring të Gjermanisë, janë parë duke u testuar dy makina Honda, nga linja e prodhimit Acura.
Sipas të gjitha gjasave, njëra është Type R që lansohet vitin që vjen e që do të rivalizojë modelet Aston Martin Vulcan dhe Ferrari FXX K, transmeton Telegrafi.
Modeli tjetër mendohet se është nga i njëjti model, ndërsa ka nga 600 deri në 800 kuajfuqi.
Ende nuk është konfirmuar asgjë nga Honda dhe nuk dihet nëse këto pretendime janë të vërteta. /Telegrafi/