Telegrafi

Honda drejt Ligës Premier?

Duke folur për Sport.co.uk, agjenti Kees Ploegsma pranoi se do të jetë e vështirë, por jo e pamundur që Honda të lagohet nga CSKA Moska, së cilës iu bashkua dhjetorin e kaluar.

“Nuk ka pasur interesim deri tani, vetëm spekulime. Por, ai është i hapur të mendojë për gjithçka. Vështirësia e vetme është se ai ka nënshkruar kontratë katërvjeçare e gjysmë me CSKA Moskën dhe ai luajti vetëm gjysmë viti. Plus, ata paguan një çmim të mirë për të”.

“Ai është i hapur për interesime dhe bisedime nga Liga Premier, por çështja dytësore tani është CSKA Moska. Unë nuk po them se është e pamundur që ata ta shesin atë, por nuk e di se çfarë çmim mund të kërkojnë, sepse ai është nën kontratë edhe për katër vite. Nuk ka pasur telefonata deri tani, apo diçka e drejtpërdrejtë, por nuk ka tym pa zjarr, apo ka?”, përfundoi Ploegsma. /Telegrafi/n