Kompania e përbashkët e prodhuesve të automjeteve Honda dhe Sony, Sony Honda Mobility, po synon të ndërtojë automjete elektrike me teknologji të avancuar.
Tashmë kompania ka zbuluar detaje të reja se kur do të prezantohen modelet e para nga kjo teknologji.
Përveç sedanit elektrik që do të prezantohet në vitin 2025, Sony Honda Mobility në vitin 2027 do të prezantojë një SUV, dhe një model tjetër më pak të shtrenjtë në vitin 2028.
Sedani Afeela i vitit 2025 do të përdor motorë elektrik të përparmë dhe të pasmë, secili me 241 kuaj fuqi, dhe një paketë baterie litium-jon 91,0 kilovat, transmeton Telegrafi.
Ky model do të ngarkohet me teknologji mjaft të avancuar ku përfshihen 45 sensorë dhe tetë kamera. Çipi nga Qualcomm do të ndikojë në përforcimin e sistemit autopilot të tij.
Afeela ka një pamje të dizajnuar mjaft mirë. Brenda ka një ekran me të cilin kompania synon të ofrojë qasje në perandorinë masive të mediave në mënyrë që njerëzit të mund të shikojnë filma ose të luajnë videolojëra.
Sa i përket modeleve të tjera, kompania pritet që të zbulojë detaje gjatë viteve të ardhshme. /Telegrafi/