Telegrafi

Honda dëshiron një klub të madh evropian

Agjenti i Honda thotë se klienti i tij do të analizojë mirë çfarëdo oferte që vjen nga ndonjë klub evropian, edhe pse ai sapo është transferuar në CSKA Moska në janar.

Honda është lavdëruar nga trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ndërsa Milani së fundi është përmendur si destinacion i tij i ardhshëm

“Ka spekulime, por askush nuk ka kontaktuar me mua ose me CSKA. Në futboll kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë, por mendoj se për momentin shumë klube nuk kanë burime të mira financiare, sigurisht kështu është edhe në Milan”.

“Ai luan në një qytet të shkëlqyeshëm, por nëse ka oferta nga klube të mëdha evropiane, është vështirë të thuhet jo” , ka thënë agjenti i lojtarit. /Telegrafi/