Honda Civic pothuajse është një veturë sportive në të gjithë brezat e tij, ndërsa në edicionin Type-R është një veturë që kërkon shumë vëmendje pas timonit.
Ata që janë pak më të vjetër do të kujtojnë skenën nga fillimi i viteve 1990, kur disa e mbivlerësuan veten në Civic dhe përfunduan të rrokullisur pranë një shtylle, dhe disa të tjerë shpesh me një epilog tragjik.
Sot, tre dekada më vonë, ne po shikojmë një skenë të ngjashme nga Denver.
Videoja u shpërnda në mediat sociale nga Vincent Nieto, dhe tregon një Civic Type-R të përgjysmuar pranë një restoranti të ushqimit të shpejtë.
Duke gjykuar nga pamjet, Honda ishte “përgjysmuar”, dhe për fat të mirë në aksident nuk kishte pasagjerë në sediljen e pasme.
Në aksident, të gjithë pjesëmarrësit u plagosën lehtë, përfshirë shoferin, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin. /Telegrafi/