Site icon Telegrafi

Homoseksualët nuk do të mund të adaptojnë fëmijë në Poloni

Ligji i ri polak ndalon personat e të njëjtit seks të adaptojnë fëmijë edhe kur ata deklarohen si prindër të vetëm.

Agjencia reuters raporton se Polonia ndalon çiftet e të njëjtit seks që të adaptojnë fëmijë së bashku, por disa arritën të “anashkalojnë” këtë ndalim nga një anëtar që adopton fëmijë duke deklaruar se ai është një prind i vetëm.

Tani, megjithatë, kjo do të ndalohet gjithashtu dhe zëvendësministri i Drejtësisë, Michal Vojcik shpjegon se “një çift homoseksual nuk do të jetë në gjendje të birësojë një fëmijë në asnjë mënyrë”.

Ai theksoi se shërbimet që kontrollojnë të kaluarën e adoptuesve të mundshëm duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë nëse një individ që dëshiron të birësojë një fëmijë jeton në një marrëdhënie homoseksuale.

Parlamenti Evropian duhet të votojë sot një rezolutë që u kërkon shteteve të Bashkimit Evropian një “zonë të lirë LGBTQ” dhe duke deklaruar se të drejtat e tyre janë të drejtat e njeriut. /Telegrafi/

Exit mobile version