Nino Esposito, 78 vjeç, adoptoi partnerin e tij, Drew Bosee, 68 vjeç, tre vjet përpara se martesat mes homoseksualëve të legalizoheshin në SHBA, në mënyrë që të fitonin të drejtat e trashëgimisë dhe të tjera benefite që u jepen çifteve hetero.
Por kjo lëvizje ligjore e tyre ka dhënë pasojat tani që çifti, të lidhur që prej vitit 1970, duan të martohen.
Ndërsa çiftet mund të martohen, prindërit nuk mund të martohen me fëmijët.
Një gjyqtar i kontesë ka refuzuar një peticion për zgjidhjen e adoptimit, duke i lënë ata pa martuar.
“Është ironike, pasi duke bërë adoptimin, menduam se do ishin përpara në kohë”, tha Bosee.