Telegrafi

Homoseksualët anglezë më të mirët në botë

Ekipi homoseksual anglez i futbollit, Stonewall Lions FC, u ka treguar kolegëve të tyre homoseksualë se si duhet luajtur futboll, duke mundur përfaqësuesit e Argjentinës 5:0, në finalen e Kampionatit ndërkombëtar të futbollit të homoseksualëve.

Ndeshja është luajtur në stadiumin Leyton Orient’s në Londrën lindore, ku Stonewall ka mundur Saf Gay FC, dhe kështu, për herë të tretë me radhë ka fituar në kampionatin homoseksual të futbollit – në të cilin marrin pjesë 40 ekipe.

Para një muaji Stonewall ka fituar edhe kampionatin evropian të futbollit të homoseksualëve.

Sukseset e kombëtares homoseksuale angleze e vendosin Kombëtaren angleze në një situatë jo edhe aq të lakmueshme. Anglezët për herë të fundit kanë qenë kampion qysh në vitin 1966.