Telegrafi

“Homeland Justice” hakon kompaninë telefonike në Shqipëri: Morëm të dhënat

Grupi iranian i hakerave  “Homeland Justice” ka deklaruar se ka sulmuar një kompani të telefonisë celulare që operon në Shqipëri.

Në njoftimin e publikuar në rrjetin “Telegram”, “Homeland Justice” pretendon se ka fshirë më shumë se 2 peta-bajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura.

Hakerat deklarojnë se në ditët në vijim do të publikohen dhe të dhënat në lidhje me konsumatorët e kësaj kompanie.

“Misioni ka filluar. Kompania telefonike u hakerua nga Drejtësia e Atdheut. Injorimi i “paralajmërimeve tona humanitare” u kushtoi gjithë këtë politikanëve tuaj të korruptuar. Por mos u mashtroni. Kjo do të vazhdojë derisa ta pastrojmë plotësisht vendin nga terroristët.

Lexo po ashtu Rikthehet ‘Homeland Justice’, hakohet faqja e internetit të Parlamentit të Shqipërisë

Në këtë operacion, të marra së bashku, u fshinë më shumë se 2 peta-bajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura, dhe të dhënat e rëndësishme do të publikohen së shpejti.

Ne kemi dashur vetëm të përcjellim një mesazh. Shpresojmë se ka funksionuar! Tashmë kemi vërtetuar se kthetrat e shqiponjës janë aty ku i përket harabeli”, shkruajnë hakerët në mesazhin e tyre./Euronews Albania/