Telegrafi

“Home Sweet Home” pranohet në festivalin në Karlovi Vari në Çeki (Foto)

Filmi i metrazhit të gjatë “Home Sweet Home”, me regji të Faton Bajraktarit, është përzgjedhur në programën “East of the West”, në festivalin prestigjioz ndërkombëtar në Karlovi Vari, Çeki, i cili do të mbahet prej 1 deri 9 korrik 2016, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Filmi “Home Sweet Home” është projekt debitues i regjisorit Faton Bajraktari, me skenar të Zymber Kelmendi.

Projekti është koprodukcion maqedono-kosovar, në të cilën Maqedonia merr pjesë si financues i pjesërishëm me kompaninë “Arnel Production” e producentit Senad Abduli.

Rolet kryesore i luajnë aktorët e njohur nga Kosova Donat Qosja, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi si dhe aktorja nga Maqedonia, Mona Mustafa.

Ndërkaq, autorët të kyqur nga Maqedonia janë montuesi Bllazhe Dullev, muzika Darko Spasovski dhe Marjan Spasovski mjeshtër ndriçimi.

Projekti është mbështetur nga Agjencioni për Film i Maqedonisë dhe nga Qendra Kinematrografike e Kosovës./Telegrafi/