Site icon Telegrafi

“Home”, nga More Raça edhe në dy festivale ndërkombëtare

“Home”, premierën botërore e dha në edicionin e 24-të të festivalit “Raindance Film Festival”.

Filmi i metrazhit të shkurtër “Home”, me regji të More Raçës, po vazhdon suksesshëm udhëtimin e tij nëpër festivale ndërkombëtare. Kësisoj filmi tashmë është pranuar edhe në dy festivale të tjera siq janë “Idyllwild International Festival Of Cinema” në Kaliforni dhe “Cameroon International Film Festival – Camiff” në Kameron, shkruan KultPlus.

“Home”, premierën botërore e dha në edicionin e 24-të të festivalit “Raindance Film Festival”.
Filmi është i bazuar në ngjarje të vërtet dhe paraqet konfliktin për çështje trashëgimie në mes të vëllait dhe motrës, në mes të drejtës tradicionale dhe asaj ligjore.

Në kastën e aktorëve bëjnë pjesë: Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça, Gani Morina. “Home”, është prodhim i shtëpisë filmike “Arena”, dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Exit mobile version