Kur jemi tek festat e fund-vitit dhe atmosfera e ngrohtë që na ngërthen me emocione, e ndjejmë të qëndrojmë në shtëpi të shikojmë ndonjë film.
Ka filma të pafundmë të cilët mund t’i shikoni në fund-vit, por njëri i cili është i përkryer e sidomos për natën e Krishtlindjeve, është Home Alone.
Filmi do t’ju dhurojë ato emocione të cilat i kërkoni, për shkak të vizualitetit komod dhe dinamikave interesante.
Për çdo fundvit, ky film rikthehet në vëmendjen e adhuruesve.
Home Alone është një film komedi i dashur i Krishtlindjeve i lansuar në vitin 1990, me regji të Chris Columbus dhe skenar të John Hughes.
Filmi përqendrohet në Kevin McCallister, një djalë 8-vjeçar që portretizohet nga aktori Macaulay Culkin, i cili lihet aksidentalisht i vetëm në shtëpi kur familja e tij shkon për pushime Krishtlindjesh në Paris.
Në fillim, Kevin shijon lirinë e tij të sapogjetur në shtëpinë e zbrazët, por së shpejti, dy hajdutë, Harry dhe Marv (të luajtur nga Joe Pesci dhe Daniel Stern), përpiqen të plaçkitin shtëpinë e tij. Kevin më pas përdor krijimtarinë e tij dhe një sërë kurthe të përpunuara për të shmangur ndërhyrësit.
Home Alone gjithashtu ka një pjesë të dytë, “Home Alone 2: Lost in New York”. /Telegrafi/