Site icon Telegrafi

Fillojnë homazhet për Fadil Vokrrin (LIVE Video)

Në hollin e Kuvendit të Kosovës po bëhen homazhet në nderim të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, i cili ka vdekur dje.

Homazhet kanë filluar pak para orës 12:00 dhe janë pjesë e aktiviteteve që organizohen në nderim të legjendës shqiptare të futbollit nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në mesin e atyre që nderuan para arkivolit të Fadil Vokrrit janë edhe kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, e presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ministra, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani me delegacion, klube futbollistike, ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, shkrimtari Agim Vinca, ish-boksieri Aziz Salihu, ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, zyrtarë të LDK-së, pjesëtarë të Policisë, etj.

Fadil Vokrri ka vdekur dje në Prishtinë në moshën 57-vjeçare.

https://www.youtube.com/watch?v=uM4wO2iiGYs&feature=youtu.be

Exit mobile version