Site icon Telegrafi

Homazhe për Egli Progën në Pogradec dhe qytete të tjera, apel qytetarëve të flasin dhe të tregojnë të vërtetën

Familjarë, të afërm dhe qytetarë të Pogradecit kanë zhvilluar homazhe mbrëmjen e së mërkurës pranë vendit ku në datën 10 gusht u godit me pasojë vdekjen 42-vjecari Egli Proga.

Homazhe janë mbajtur edhe në qytete të tjera në Shqipëri.

Përveçse në kujtim të jetës së ndërprerë në mënyrë të padrejtë, homazhet e qytetarëve të Pogradecit kërkonin drejtësi për këtë ngjarje e cila është e mbuluar ende me shumë mistere që nga tentativat për të tjetërsuar shkakun e vdekjes e deri tek motivet apo dinamika e kësaj ngjarje.

Lexo po ashtu Ia vranë vëllain, motra e Egli Progës ka një kërkesë për të gjithë qytetarët e Pogradecit

E motra e viktimës u ka kërkuar qytetarëve pogradecarë që të flasin dhe të mos kenë frikë, pasi nesër fajtorët që po përpiqen të shpëtojnë mund të vrasin vllain tuaj.

Ndërkohë thuajse të gjithë institucionet ligjzbatuese në vend nga policia, prokuroria, Gjykata e deri tek institucionet që kontrollojnë punën e gjyqësorit dhe prokurorisë kanë nisur verifikime mbi këtë rast. Personi i identifikuar si përgjegjës që ka goditur Egli Progën, është Denis Meçe, i cili për momentin ka akuzën e vrasjes nga pakujdesia. /Telegrafi/

 

Exit mobile version