Site icon Telegrafi

Homazhe për Edi Ramën: Kryeministrit i vdiq fabula (Foto)

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama kërkoi të mësonte varrin e shoqërisë civile që proteston kundër këndit të lojërave tek Liqeni i Tiranës – pasi i quajti ata të vdekur – të rinjtë e “Nismës për Publiken” i kanë paraprirë në “homazhe” kreut të Qeverisë shqiptare.

Në shenjë simbolike ata kanë vendosur në godinën e Këshillit të Ministrave një buqetë me trëndafila të zinj dhe një kartolinë me tekstin: “Ne jemi gjallë, Kryeministrit i vdiq fabula!”.

“Ky është një paralajmërim për qeveritarët, që do përballen fuqishëm me rezistencën qytetare në ditët në vijim. Protestat vazhdojnë! Shihemi në shesh!”, paralajmëron Nisma për Publiken.

Exit mobile version