Telegrafi

Homazhe për Astrit Deharin edhe në Tetovë (Foto/Video)

Në këto momente janë duke u mbajtur homazhe për aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje i cili vdiq në burgun e Prizrenit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Homazhe për Astritin në Tetovë bëjnë dhjetëra të rinj. Homazhet mbahen para Pallatit të Kulturës në qendrën e qytetit./Telegrafi/