Telegrafi

Homazhe para Kryeministrisë për viktimat e dhunës

Qytetarët dhe shoqëria civile po vënë lule në vendin ku protestuesit u përleshën me policinë, në një demonstratë të dhunshme që la tre të vdekur dhe dhjeta të plagosur nga radhët e policisë dhe protestuesve.

 Përfaqësuesi i Lëvizjes MJAFT, Laert Kola, tha të shtunën se duhet të reflektohet pas asaj që ndodhi dje ku si rezultat i dhunës, humbën jetën tre persona dhe u plagosën dhjeta të tjerë. Kola, i cili i bëri komentet pas homazheve të bëra para ndërtesës së Kryeministrisë ku Mjaft, bashkë me qytetarët vendosën lule dhe ndezën qirinj në përkujtim të viktimave, tha se duhet të ketë një moment reflektimi për të ndryshuar të ardhmen sepse nëse nuk reflektohet, “do të vriten sërish njerëz”.  

“Ajo që duhet të bëjmë është të nderojmë ata që ranë, që protestuan për një shtet të së drejtës, të cilën shteti aktual nuk e respekton”, tha Kola. /Telegrafi/