PEN Qendra e Kosovës organizon homazh poetik në shenjë të njëvjetorit të vdekjes së poetit Basri Çapriqi.
“Asnjë kumtesë e asnjë fjalim nuk mund të na jap të plotë portretin e këtij poeti të veçantë më shumë se sa vetë poezia e tij, që do të lexohet mjeshtërisht nga aktorët profesionistë, si Teuta Krasniqi, Rozi Kryeziu, Shpëtim Selmani dhe Faris Berisha. Aktiviteti mbahet të hënën (14. 01. 2019), ora 12:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Ejani të takohemi me Basri Çapriqin përmes poezisë së tij!”, thuhet në njoftim.