Sipas BBC, një helikopter dhe gjashtë qitës të policisë u vunë në gjurmë të tyre.
Dy lopë u kapën, por Bessie u qëllua në “interes të sigurisë publike”.
Përkujtimorja do mbahet të premten.
Të pranishmit do të ndezin qirinj.
Një gazetar i BBC tha se ishte dëshmitar në ngjarje.
Sipas tij, kishte një prani të jashtëzakonshme policie, me 15 mjete në vendin e ngjarjes.
Fillimisht ai mendoi se mos bëhej fjalë për terrorizëm, por më pas pa një lopë të vogël dhe të urtë në mes të fushës.
Megjithatë policia thotë se lopa u bë agresive dhe shkaktoi disa dëme. /mapo.al/