Telegrafi

Holyfield stërvitet me dy ish-kampionë bote para trilogjisë ndaj Mike Tyson

(Foto: Instagram/evanderholyfield)

Evander Holyfield është duke u përgatitur për duelin potencial me rivalin e vjetër, Mike Tyson, duke u stërvitur me dy ish-kampionë bote, Wladimir Klitschko dhe Antonio Tarver.

57-vjeçari e ka mposhtur dy herë ‘Iron Mike’, në vitin 1996 dhe në rimeçin një vit pas, kur Tyson ia kafshoi veshin.

Në kohët e fundit është diskutuar për meçin e trilogjisë për tash kampionët e pensionuar, ndërkohë që Mike ka paralajmëruar disa duele të karakterit miqësor që do t’i realizojë për bamirësi.

Akoma nuk ka ndonjë marrëveshje për lidhur me përballjen e legjendave të boksit, mirëpo në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografi dhe video nga stërvitjet e tyre.

Lexo po ashtu Evander Holyfield i gatshëm të zhvillojë trilogjinë me Mike Tyson: Nëse ai më godet, do ta godas edhe unë

Holyfield e ka shpërndarë një fotografi në Instagram, ku ka pozuar me ikonën ukrainase, Wladimir Klitschko dhe yllin amerikan, Antonio Tarver.

“Je i fortë po aq sa ekipi përreth teje”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë. /Telegrafi/