Evander Holyfield është duke u përgatitur për duelin potencial me rivalin e vjetër, Mike Tyson, duke u stërvitur me dy ish-kampionë bote, Wladimir Klitschko dhe Antonio Tarver.
57-vjeçari e ka mposhtur dy herë ‘Iron Mike’, në vitin 1996 dhe në rimeçin një vit pas, kur Tyson ia kafshoi veshin.
Në kohët e fundit është diskutuar për meçin e trilogjisë për tash kampionët e pensionuar, ndërkohë që Mike ka paralajmëruar disa duele të karakterit miqësor që do t’i realizojë për bamirësi.
Akoma nuk ka ndonjë marrëveshje për lidhur me përballjen e legjendave të boksit, mirëpo në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografi dhe video nga stërvitjet e tyre.
Holyfield e ka shpërndarë një fotografi në Instagram, ku ka pozuar me ikonën ukrainase, Wladimir Klitschko dhe yllin amerikan, Antonio Tarver.
“Je i fortë po aq sa ekipi përreth teje”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë. /Telegrafi/