Evander Holyfield ka publikuar pamjet ka stërvitjet e tij, derisa po planifikon që të rikthehet në boks.
“The Real Deal” po shkon drejt rrugës së Mike Tyson, që tashmë e ka bërë zyrtare rikthimin e tij në sportin luftarak.
Holyfield thuhej se do të përballej me “Iron Mike” në trilogji – mirëpo vendin e tij e zuri legjenda tjetër, Roy Jones Jr.
Por, Holyfield tani ka planet e tij dhe si Tyson edh ai ka treguar shpejtësinë dhe vështirësitë që po i kalon që të rikthehet në ring.
Legjenda ka publikuar pamje nga stërvitjet e tij, derisa shihet duke vrapuar me një bjeshkë, gjersa ka pesha të rënda në kraharor.
Ditë më parë ka publikuar foto, kush shihej duke u stërvitur së bashku me Wladimir Klitschko në mbishkrimin: “Rrethojeni vetën me më të mirët”. /Telegrafi/