Telegrafi

Holmes në Dancing with the Stars?

Burime të afërta me aktoren thonë se ky spektakël do të ishte një mënyrë e përkryer për ta ringjallur karrierën e Katiet, që ka ngecur pas divorcit të saj nga Tom Cruise.

“Katie dhe Suri janë fanse të mëdha të Dancing dhe e përcjellin atë çdo javë. Ata janë lidhur si nënë dhe vajzë gjatë shout dhe vallëzimit në përgjithësi. Suri po e shtyn nënën e saj t’i bashkohet shout”.

“Nëse Katie nuk arrin të sigurojë vend në sezonin e ardhshëm, do të provojë në tjetrin. Pasi ka kaluar nëpër një divorc stresues, të garojë në këtë shou do të ishte si një terapi për të dhe njëkohësisht do ta mbante Surin të argëtuar”, ka thënë burimi për National Enquirer. /Telegrafi/