Telegrafi

Holmes e Foxx konfirmohet se janë në lidhje

Katie Holmes dhe Jamie Foxx shumë shpejt pritet të konfirmojnë lidhjen e tyre.

Kështu së paku ka thënë një burim për revistën amerikane UsWeekly.

“Po ata janë në lidhje dhe këtë do ta bëjnë të ditur edhe për opinionin publik”, tha një burim i afër me çiftin, transmeton Telegrafi.

Kohët e fundit çifti janë parë shumë shpesh bashkë, herën e fundit në një restorant luksoz në New York, ku çifti kanë dalë pa u fshehur nga paparacët.

Theksojmë se Holmes është 38-vjeçare ndërsa Jamie Foxx mbi supe ka 49 vjet. /Telegrafi/