Tashmë është zyrtare “Hollywood”-i, publikon trailerin e filmit që flet për aferat korruptive të Gërdecit, më protagonistë kryesorë Efraim Diveroin dhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish- kryeministrit Sali Berisha.
Warner Bros ka publikuar trailerin e parë të filmit komik “War Dogs” me aktorët Johan Hill dhe Miles Teller, i cili bazohet në një histori të vërtetë.
Protagonistët në film janë dy të rinj të cilët bëhen tregtarë armësh për llogari të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përfituar dhe mbyllur kontrata shumë miliona dollarë dhe jetuar në jetë të nivelit të lartë, para se gjithçka të shembej, raporton lapsi.al
Pjesa më e çmendur e gjithë kësaj çështje është se ndryshe nga Hangover, ajo bazohet në një histori të vërtetë. Posteri i filmit është frymëzuar gjithashtu nga posteri i filmit Njeriu me Shenjë.
Bazuar në një histori të vërtetë “War Dogs” ndjek dy shokë rreth të 20-ve (Hill dhe Teller) që jetojnë në Majemi. Gjatë luftës së parë në Irak, ata shfrytëzojnë një iniciativë pak të njohur të qeverisë e cila lejon bizneset e vogla të konkurrojnë për kontrata ushtarake të SHBA. Duke nisur pak e nga pak, ata arrijnë të fitojnë shumë para dhe fillojnë të bëjnë një jetë luksoze. Por të dy arrijnë maksimumin kur fitojnë një kontratë 300 milion dollarë për të furnizuar me armë ushtarët afganë një marrëveshje që i fut ata në biznes me njerëz shumë të dyshimtë, ku njëri prej tyre rezulton të jetë edhe qeveria e ShBA.
Efraim Diveroli, u bë i njohur në Shqipëri si pronari i firmës që falsifikonte origjinën fishekëve kinezë në Gërdec e pas ripaketimit, ia dërgonte ushtrisë amerikane në Afganistan. Ai u arrestua në 2008-tën nga autoritetet amerikane për trafik armësh./Telegrafi/.