Telegrafi

Hollywoodi në zi: Vdes komiku i njohur Charlie Murphy

Është raportuar se komiku i njohur Charlie Murphy ka ndërruar jetë mëngjesin e së mërkurës në moshën 57 vjeçare.

Sipas menaxherit të tij, Charlie vdiq nga leukemia, në një spital në New York.

Ndërkohë familjarët e të ndjerit thanë se janë të shokuar nga ky lajm, pasi sipas doktorëve gjendja e tij shëndetësore po përmirësohej.

Charlie është vëllai i madh i komedianit, Eddie, me të cilin kishin bashkëpunuar në filmat “Are We There Yet”, “The Boondocks”, “Norbit”, dhe “Vampire in Brooklyn”. /Telegrafi/