Telegrafi

Holluesit e gjakut mund ta luftojnë kancerin

Eksperimentet në minj kanë treguar se kombinimi i aspirinës me një bar tjetër antikoagulues, e ka zvogëluar rritjen dhe zgjerimin e tumorit të gjirit dhe melanomës.
Pllakëzat e gjakut i strehojnë dhe i ushqejnë qelizat tumorale në qarkullimin e gjakut, duke i mundësuar kancerit që të përhapet më lehtë, ose të metastazojë. Kështu që çaktivizimi i pllakëzave të gjakut mund të ndihmojë në zvogëlimin dhe parandalimin e kësaj përhapje.

Këto të dhëna mbështesin zbulimet tjera se personat të cilët përdorin aspirinë ose barna të ngjashme të cilat inhibojnë COX-2, kanë rrezik më të vogël për disa lloje të kancereve.

Ekziston edhe një sugjestion që të përdoret aspirina ose ibuprofeni së bashku me kemoterapinë antitumorale me qëllim që të fuqizojë efektin e saj.

Studiuesit janë duke e provuar teorinë e tyre te femrat me kancer të avancuar të gjirit, duke e testuar kombinimin e aspirinës me një bar antikoagulues (plavix), për të shikuar nëse ky kombinim do ta reduktojë numrin e qelizave tumorale në gjak. /Reuters/