Site icon Telegrafi

Hollande: Zgjedhjet presidenciale më 7 maj do të jenë “një zgjedhje evropiane”

Presidenti i Francës, François Hollande, deklaroi të shtunën se rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale franceze më 7 maj do të jetë “një zgjedhje evropiane”, duke nënvizuar se francezët kishin gjithçka për të fituar duke qëndruar në Bashkimin Evropian.

“Me duelin që do të përballë kandidatin e qendrës, Emmanuel Macron dhe kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, “zgjedhja” që do të shfaqet është për të mësuar nëse francezët i tremben një daljeje nga Bashkimi Evropian” konfirmoi presidenti francez në largim, pas mbërritjes në samitin e fundit evropian kushtuar Brexit.

“Francezët kanë gjithçka për të fituar duke qëndruar në Bashkimin Evropian. Dhe në këtë pikë është e vërtetë që zgjedhja e 7 majit është një zgjedhje evropiane”, nënvizoi Hollande, duke paralajmëruar kundër një votimi në mbështetje të Le Pen, që mund të nxjerrë Francën nga BE.

Kandidatja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen ka marrë mbështetjen e kreut të një partie të vogël sovraniste, Nicolas Dupont-Aignan dhe njoftoi sot se nëse do të zgjidhet do ta emëronte në postin e kryeministrit.

Exit mobile version